Gabriel Jesus e ka ftuar Dani Alvesin në Manchester City

Dani Alves është larguar nga Juventusi pas një sezoni, ku fitoi dy tituj, Kupën e Italisë dhe Scudetton.

Ish mesfushori i Barcelonës momentalisht është pa skuadër, ai kërkohet nga Chelsea e Manchester City.

Bashkëkombësi i tij, Gabriel Jesus, shpreson se Alves do të zgjedhë Cityn para klubeve tjera, kjo edhe për shkak të Pep Guardiolas.

“Alves në City? Do të isha i lumtur, jo vetëm për shkak të cilësive, por për energjinë që ka. Me të vërtetë e pëlqej atë energji që ka, motivon grupin, motivon njerëzit dhe gjithmonë dëshiron të fitojë në jetë dhe lojë” tha Jesus.

“Jam i brengosur që ende nuk ka vendosur. Eja Dani, bashkohu me ne! (buzëqesh). Mes Chelseat e City, duhet të zgjedhë Pep Guardiolan që të bëjë diferencën”, shtoi Jesus