Jay Z më në fund thyen heshtjen.

Reperi e ka pranuar që ai ka tradhtuar bashkëshorten e tij Beyonce. Të paktën kështu thotë ai në tekstin e këngës ‘Caught Their Eyes’, ku edhe i përgjigjet skandalit të tradhtisë në kohën kur albumi “Lemonade” i yllit të Popit ishte lançuar.

Në tekst tregohet mjaft qartë që Jay Z e ka tradhtuar Beyoncen, por më pas është penduar. Ai e ka falënderuar bashkëshorten që i ka qëndruar pranë dhe nuk e ka braktisur, ndonëse për hir të vajzës, e ndërsa e quan atë shok shpirti”.

Nëse fëmijët do ta dinin, nuk e di se çfarë do të bëja. Nëse ata nuk më shikonin me sy të njëjtë, do të vdisja nga turpi. Është mrekulli të kesh një shok shpirti. Ti i rrezikove të gjitha për vajzën tonë, Blue”, thuhet në tekstin e këngës.

Kjo këngë vjen si rezultat i “Don’t Hurt Yourself”që lançoi më herët Beyonce, pjesë e albumit “Limonadë”. Ajo fliste për tradhtinë bashkëshortore, ku edhe pse pa përmendur emra, lihej të nënkuptohej shumë mirë se kujt i adresohej.

T mobile In article [4]

“Nëse do ta provosh edhe njëherë këtë, do ta humbasësh gruan tënde”, thuhet në tekstin e Beyonces.

‘Caught Their Eyes’ është pjesë e albumit të 13 të këngëtarin amerikan. Ajo titullohet 4:44, dhe ka plot 10 këngë që zgjasin 35 minuta.

Ky album vjen pas një mungese shumë të gjatë të reperit, i cili jo vetëm ka zgjedhur të rikthehet në mënyrën më të mirë, por edhe të qartësojë “thashethemet” për marrëdhënien e tyre, të cilat na rezultuan shumë të vërteta.