Shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP pres të përfundojnë me aktakuza, për cilët persona, kjo është çështje mjaft me rëndësi. Për disa do të ketë ndërprerje të hetimit dhe hedhje poshtë të akuzave, për disa do të parashtrohet aktakuzë, por në çdo rast javën e ardhshme do të merren vendime publike prokuroriale, porositi sot nga Ohri prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Janeva e cila do të ketë fjalim të vet para pjesëmarrësve të Shkollës për të drejtë natyrore në Ohër, shfaqi bindje se Gjykata do t’u kushtojë mjaft vëmendje dëshmive të PSP-së dhe bazave në të cilat ata i parashtrojnë akuzat, me pritje që Gjykata do t’i mbështesë dhe konfirmojë akuzat, me qëllim që të njëjtat të gjejnë epilog gjyqësor.

“Vendi ku duhet të kryqëzohen argumentet tona me ato të mbrojtjes, është salla e gjykatës”, theksoi Janeva.

Për aktet prokuroriale, shpallja e të cilave është paralajmëruar para skadimit të afatit të PSP-së në fund të këtij muaji, Janeva sqaroi se me to janë përfshirë qytetarë të RM-së, mes të cilëve ka edhe funksionarë të lartë dhe për persona të tjerë, mirë të njohur për opinionin prej vitit 2008 deri në vitin 2015.

Ajo sqaroi se mandati i PSP-së është katër vite me të drejtë vazhdimi një vit për prokurorët, duke paralajmëruar se do të vazhdojë puna e tyre për përpunimin e të gjitha bisedave të parashtruara nga përgjimi joligjor.

“Sa i përket afatit për parashtrim të akuzave, ajo është diskutabile, po bisedohet në atë temë, shpresoj se do të gjendet zgjidhje në afat sa më të shpejtë, ndërkaq pritni se edhe në periudhën në vijim do të hapim hetime për biseda të tjera të prëgjuara që kanë materiale kriminele”, tha Janeva.

Për atë se sa nga materialet e parashtruara janë përpunuar, ajo sqaroi se vetëm 12 për qind prej tyre janë shkruar, diku rreth 45 për qind në përgjithësi jnë ridëgjuar, përderisa pjesa tjetër e tyre aspak nuk janë përpunuar.

“Duhet të kuptoni se këtu ka biseda të përgjuara të shumë gazetarëve, biseda në disa gjuhë, ajo është pjesë që aspak nuk është filluar të punohet, në to do të punohet pas 15 shtatorit”, tha Janeva.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq konsideron se epilogu nga rreth 20 aktet e prokurorisë që do t’i parashtrojë në kuadër të mandatit të vet PSP është mjaft për të parë nëse në RM sundon parimi i ndëshkimit për të gjithë.

“Me to, PSP jep shenjë se krimi nuk guxon të mbetet i pandëshkuar. Pas skadimit të afatit PSP do të vazhdojë t’i hetojë vepriemt kriminele të përmbajtura në bisedat e përgjuara, të formojë dokumentacion, e më pas nëse përmes mandatit të vazhduar apo përmes gjyqësisë së rergullt do të pasojnë akte tëp reja të prokurorisë”, tha Shkariq.

Profesori Nikolla Tupançeski i cili gjithashtu është pjesë e mësimit të Shkollës për të drejtë natyrore, nga ana e vet  e ceki nevojën për revizion të hollësishëm të pjesës më të madhe të kornizës ligjdhënëse në vend, në drejtim të reformimit të institucioneve.

“Në Republikën e Maqedonisë duhet të fillojnë reforma radikale të cilat do të thonë riafirmim të parimeve të respektimit të shtetit juridik, sundimit të së drejtës dhe respektimit të lirive themelore të njeriut”, theksoi Tupançeski.

Pjesëmarrës të Shkollës njëjavore të së drejtës natyrore që në organizim të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë dhe të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni mbahet në Ohër janë 25 magjistra she pesë doktorë të studimeve juridike dhe politike nga të gjitha universitetet në Republikën e Maqedonisë.