Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë 11 kullat e llojit “Grenfell Touer” të cilat janë në rrezik zjarri. Ndërsa autoritetet vendore po përballen me bështirësi në procesin e evakuimit të banorëve nga këto kulla.

Janë të paktën 11 ndërtesa në të gjithë mbretërinë e Bashkuar, e sidomos në Londër, në rrezik zjarri me të njëjtat fatalitete dhe lehtësi me të cilat në 14 qershor u dogj “Grenfell Touer”. Ky është përfundimi i arritur nga autoritetet pas zjarrit ku humbën jetën 79 persona

Zjarri në Grenfell Touer, qiellgërvishteses në qendër të Londrës në Kesington, u shkaktua nga një frigorifer me difekt. Lajmi është konfirmuar nga policia londioneze duke shtuar se kjo dihej që në fillim pasi një nga banorët kishte dëgjuar dikë të thoshte se kishte qenë frigoriferi i tij që kishte provokuar zjarrin.

Scotland Jard shtoi se izolimi i jashtëm i ndërtesës nuk përputhej me normat e sigurisë dhe që në kuadër të hetimeve po ndiqet dhe pista e vrasjes me paramendim. Fiona McCormack, e cila drejton hetimet u shpreh se deri tani ndërtesa nuk ka kaluar asnjë test sigurie, dhe se shifra e 79 viktimave përfshin dhe ata që rezultojnë të zhdukur.

Të njëjtat panele që lejuan një përhapje të shpejtë të zjarrit janë sinjalizuar dhe në pesë kullat e kompleksit “Chalcots Estate”, në Kamden, në qendër të Londrës. pothuajse të gjithë banorët e 800 shtëpive janë evakuuar.

Vendimi për të hequr panelet ishte marrë ditë më parë por meqënëse do të duhen 3 deri në katër javë për zëbendësimin e tyre dhe për të siguruar kullat, autoritetet preferuanm të evakuojnë menjëherë banorët për të shmangur një masakër të re.

Rreziqet e mundshme prej kristali janë më shumë se dhjetë në të gjithë Britaninë e Madhe. Me mijëra persona jetojnë në të njëjta kushte që jetonin dhe banorët e ndërtesës në Kensington.

Që nga tragjedia e 14 qershorit kanë qenë të paktën 600 ndërtesat që i janë nënshtruar hetimeve në të gjithë vendin, të gjitha me një lartësi më të madhe se 18 metra si “Grenfell Touer”. Mes tyre 11 rezultuan se ishin veshur me të njëjtin material, ose me një shumë të ngajshëm me të ndërtesës së djegur.

Rreth 100 ndërtesa i nënshtrohen testeve cdo ditë në Britaninë e Madhe që nga tragjedia e 14 qershorit.