James Rodriguez dëshiron të transferohet në Manchester United
Ylli kolumbian, James Rodriguez pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pasi nuk po luan rregullisht që prej ardhjes së Zinedine Zidanes në krye të skuadrës
Ish anëtari i Portos dhe Monacos ka shumë oferta nga skuadra të njohura si: Chelsea, Manchester City, Manchester Untied, Inter e Juventus.
Sipas portalit, Ok Diario, Rodriguez preferon transferimin te Manchester United, përcjell Express.
Edhe më herët është raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ do ta transferojnë kolumbianin, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola.