Për të gjithë shtetasit amerikanë të cilët dëshirojnë të blejnë një shtëpi këtë vit, duhet të paguajnë rreth 199.200 dollarë, çmimi mesatar për një shtëpi në SHBA, sipas Zillow.

Madje kjo shifër mund të jetë më e ulët nëse bëhet fjalë për Ohajo apo Michigan por nëse jetoni në New York apo San Francisko ky numër mund të jetë shumë më i madh madje një shtëpi mund t’ju kushtojë dhe 1 milion dollarë.

Por shtëpitë nuk kanë qenë gjithmonë kaq të shtrenjta. Në vitin 1940, vlera mesatare e shtëpive në SHBA ishte vetëm 2,938 dollarë.

Në vitin 1980 pati një rritje goxha të madhe ku çmimi i një shtëpie shënonte 47.200 dollarë dhe në vitin 2000 cmimi arriti vlerën e 119.600 dollarë.

Por sipas të dhënave të Censusit të SHBA edhe të përshtatura me inflacionin, çmimi mesatar i shtëpisë në vitin 1940 do të kishtë qenë vetëm 30,600.

Vlera mesatare e shtëpive në SHBA nga viti 1940 deri në vitin 2000.

1940:   2,938 $

1950:   7,354 $

1960:   11,900 $

1970:    17,000 $

1980:    47,200 $

1990:    79,100 $

2000:    119,600 $

Ja sa do të ndryshonin këto shifra të përshtatura me inflacionin

1940:   30,600 $

1950:   44,600 $

1960:   58,600 $

1970:    65,600 $

1980:    93,400 $

1990:    101,100 $

2000:    119,600 $

Është e natyrshme që çmimet të rriten me kalimin e kohës, por problemi qëndron se vlera e shtëpive po tejkalon inflacionin duke e bërë pothuajse të pamundur për blerësit e rinj të hyjnë në treg.

Çmimet kaq të larta janë dhe arsyeja pse blerësi i zakonshëm në ditët e sotme është 44  vjeç ndërkohë që në vitin 1981 blerësi tipik i shtëpive ishte 25- 34 vjeç.