Temperatura më e lartë sot është matur në Gjevgjeli dhe Demir Kapi 38 gradë Celsius, në Strumicë 36, në Shkup dhe Zajçev rid dhe në Shtip 35, në Shkup Petrovec, Manastir dhe Tetovë 34, në Prilep dhe Vinicë 33, në Topollçan dhe Ohër 32, në Kriva Pallankë, Pozharane dhe Gjurishte 31, në Berovë dhe Pretor 30, në Mavrovë 28 dhe në Lazaropole 25 gradë Celsius.

Moti sot është me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore mesatare nga drejtimi perëndimor. Vonë pasdite në rajonet malore në pjesën qendrore të vendit ka paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima të rralla.

Deri në fund të ditës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, në nivel lokal me vranësira të vogla deri në mesatare, e cila në orët e mbrëmjes vende-vende do të shoqërohet me shi dhe vetëtima.

Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Temperatura minimale do të jenë prej 12 deri në 19 ndërsa maksimalja prej 30 deri në 38 gradë Celsius. Pasdite në Fushëgropën e Shkupit do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri në 35 gradë Celsius.

Deri në fund të muajit vazhdon periudhë e motit shumë të nxehtë, me temperatura maksimale kudo mbi 30, ndërsa përgjatë Vardarit edhe mbi 35 gradë Celsius. Deri të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtimave.