Era Istrefi i është rikthyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje, si imazh i Sinful Colors performoi në një organizim të komunitetit LGBTI në New York.

E New York-u si kryeqendra ku gravitojnë të gjithë shqiptarët me famë botërore për t’u takuar, e ka bërë bashkë Erën me një shqiptar shumë të suksesshëm.

Fjala është për grimerin Mario Dedivanovic, i njohur si personi që kuron imazhin e Kim Kardashian për më shumë se dhjetë vite.

Nga ky takim, dyshja kanë shkrepur edhe një fotografi të përbashkët si kujtim të cilën i pari e ka ndarë me 3.5 milionë ndjekësit e tij vetë Mario nën mbishkrimin: ‘Sa bukur’ i cili tashmë është ‘legjendar’ falë videos me Kim Kardashian e cila shprehej ‘Sa bukur Mario’ vitin e kaluar.

Ndryshe, Dedivanovic ishte ndër të parët që i dha hov në rrjete sociale promovimit të projektit ‘Bonbon’ të Erës duke e shpërndarë në profilin e tij zyrtar që ndiqet me të madhe përtej oqeanit. Kënga, tashmë ka tejkaluar shifrën e jashtëzakonshme të 400 milionë shikimeve në Youtube.

Comments are closed.