Portugalia mund të përballet me Gjermaninë në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren prej 4:0 ndaj Zelandës së Re.

Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 33’të, derisa golat tjerë i shënuan Bernardo Silva (38’), i cili u lënduar në këtë moment të shënimit të golit. Sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva realizoi në minutën e 80’të derisa e mbylli Nani (90’).

Portugalia është kualifikuar si lider i Grupit A që do të përballet me të dytin e Grupit B, derisa i pari i Grupit B përballet me të dytin e Grupit A, që është Meksika.

Në pozitën e dytë në Grupin B momentalisht gjendet Gjermania dhe shihet si kundërshtari i mundshëm i Portugalisë për në gjysmëfinale të kësaj gare, gjithmonë nëse Kili e fiton ndeshjen ndaj Australisë dhe gol diferenca mbetet e tillë.

Global