Këngëtarja Enca Haxhia tash e një kohë ka paralajmëruar projektin e saj të ri me titull “Ciao“.
Kënga të cilën Enca po e finalizon këto ditë, do të lansohet më 14 korrik.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, duke premtuar të jetë kënga më e sinqertë që ka punuar deri tani.
Për këngën “Ciao”, Enca ka bashkëpunuar me shtëpinë e madhe të muzikës, Universal Music.