Një tërmet i matur me intensitet prej pesë ballëve sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot në Detin Egje në afërsi të qarkut turk Izmir, lajmëroi televizioni turk NTV.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për përballje me fatkeqësi dhe situata të jashtëzakonshme (AFAD) nuk ka të dhëna për viktima ose dëme materiale.

Tërmeti ka ndodhur në 9,9 kilometra nën sipërfaqen e detit, me epiqendër afër qytetit Karaburun. Tërmeti, është regjistruar në orën 5:48 sipas kohës lokale dhe është ndjerë në Izmir, Karaburun dhe edhe disa qytete tjera.

Tërmeti i sotëm është pjesë e serisë së dridhjeve pas tërmetit të fuqishëm prej 6,2 ballëve sipas Rihterit, që javën e kaluar u regjistrua midis ishullit grek Lesbos dhe qytetit turk Karaburun.

Global

Comments are closed.