Të gjithëve na ka ndodhur të gëlltisim çamçakëz, pa dashje. Me patjetër dikush që ka qenë aty afër ju ka thënë, “do të ngjiten zorrët”.

Gastroenterologia dr. Lisa Ganxhhu zbulon ç’ ndodh kur gëlltisim çamçakëz dhe nëse ekziston arsye për t’u shqetësuar.

“Trakti jonë i tretjes është jashtëzakonisht i fuqishëm. Nëse mund të përpunojë një pjesë mish, atëherë mundet edhe një çamçakëz.

Kur ai do të hyjë njëherë brenda, do të dalë si gjithçka tjetër.

Nuk ekziston periudhë kohore për përpunimin e çamçakëzit, sepse kjo varet nga njeriu individualisht”.