Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ndryshe është kryetare e Alternativës së Kosovës, ka befasuar me një foto shumë interesante me ish boksierin e mirënjohur ukrainas, Vitali Klitschko.

Ajo ka shkruar dy fjalë tejet domethënëse madje ka treguar se cila është porosia e Vitalit.

“Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam punë me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë. Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam”, shkruan Kusari, e cila njihet si femra më e suksesshme në vendin tonë madje edhe më e guximshmja.