Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn pas takimit që ka pasur në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev në rrjetin social twitter ka shkruar se me Zaevin kanë pasur një takim produktiv.
“Takim i mirë me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup. Vendi ka hapur një faqe të re, duke hapur rrugën për dinamik të re për reformat në të mirën e qytetarëve. Përgëzime për kryeministrin për lidershipin e treguar me zgjatjen e dorës ndaj fqinjëve dhe lënien anash të ndarjeve politike dhe etnike”, ka shkruar Hahn në twitter.