Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në rrjete sociale një foto vetëm pak orë para fillimit të finales së reality show Big Brother Albania 9.
Ajo shfaqet në ambientet e Top Channel duke përkëdhelur një mace. “Duke dhënë pak dashuri përpara spektaklit,”-ka shkruar Osmani krahas fotos. Mbrëmjen e sotme vendoset se cili do të jetë çifti fitues mes Olsi-Fiorentinës, Fotinisë-Danielit dhe Lupçes-Katerinës.