Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti morri pjesë sot në hapjen e ekspozitës së tretë vjetore të organizuar nga Instituti Internacional i modës “Izet Curri”. Përkrahja e punës së institucioneve kulturore e veçanërisht të atyre nga sfera e modës që luajnë rol kyç në emancipimin tonë kombëtar artistik e kulturor sipas trendeve europiane ka qenë çdoherë dhe mbetet prioritet në funksionimin e Komunës së Çairit. 

Në fjalimin e tij kreu i Komunës së Çairit potencoi rolin e jashtëzakonshëm të Institutit të modës “Izet Curri” për orientimin e gjeneratave të shumta drejt majave të modës botërore duke përgëzuar iniciativat e shumta organizative që nxjerrin në pah potencialin kreativ dhe punën profesionale që në vazhdimësi po realizohet pikërisht në Çarshi të Shkupit – vatrën e kulturës. 

Drejtori i Institutit të modës Izet Curri faleminderoi Mexhitin për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të përparimit funksionues të Institutit që ai drejton dhe realizimit të kësaj ekspozitë me vlera të larta estetike.

Me prezencën e tyre këtë ekspozitë e nderuan dhe ndihmuan Ambasadori i Republikës së Francës z. Christian Timonier, Sekretari gjeneral i Ministrisë së Kulturës z. Behixhudin Shehabi, përfaqësues të Institutit francez të modës dhe nga Galeria Nacionale e Maqedonisë.