Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve – pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Dubrovnik.

Siç kumtoi kabineti i tij, sot presidenti Ivanov do të ketë fjalim në sesionin plenar të Samitit të vendeve – pjesëmarrëse në PBEJL dhe do të realizojë takim bilateral me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ivanov nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në “Forumin e Dubrovnikut 2017”, që mbahet me temë “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria në Evropën Juglindore”.

Global

Në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të PBEJL, nikoqir i së cilit është Kroacia, është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov.

Procesi i bashkëpunimit të Evropën Juglindore (South East Europe Cooperation Process – SEECP) është nisma e parë rajonale autoktone e vendosur në vitin 1996, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, intensifikimin e bashkëpunimit të shteteve në sferën e ekonomisë, demokracisë, gjyqësisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër aktiviteteve ilegale.

T mobile In article [4]

Qëllimi i kësaj nisme rajonale është përmes përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinje dhe sigurimit të paqes në rajon, të mundësojë afrimin më të shpejtë drejt BE-së dhe NATO-s.