Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar dhe është plagosur një tjetër.

Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kavalemarxhore në afërsi të Piemontes. Sipas të dhënave të policisë ngjarja mund të ketë ndodhur për “larje hesapesh”.

Ekzekutimi ndodhi në një klub nate ku një makinë i është afruar automjetit ku ndodheshin dy shqiptarët duke qëlluar me breshëri arme.

Shqiptari i plagosur u dergua ne spitalin rajonal, kurse policia ka nisur hetimet.