Pak ditë më parë, Gianni De Biasi mbylli të gjitha marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke u larguar nga stoli i Kombëtares kuqezi.
Megjithatë, De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe mesditën e sotme ai ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.
Ish-trajneri i Kombëtares ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet./ Top Channel