Një ish-ministër i brazilian, Antonio Palocci u dënua sot me 12 vite burg për korrupsion në kuadër të hetimit për skandalin ”Petrobras”, bëhet e ditur nga burime gjyqësore.

Antonio Palocci, ministër i Financave i Lulas nga viti 2003 deri në 2006 dhe shef i kabinetit të Dilma Rousseff në 2011, ishte një nga personalitetet më me ndikim në partinë e Punëtorëve (PT, e majta).

Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Pastrimi ekspres”, hetim i shtrirë në kohë që zbuloi skandalin gjigant të korrupsionit duke mundësuar përvetësimin e më shumë se dy miliardë dollarë nga kompania shtetërore e naftës “Petrobras”.

 

Global