Naim Miftari, ish ushtar i UÇK-së, dhe ish agjent i SHIK-ut, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh ndaj kandidatit për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinajt.

Sipas Miftarit, nëse Haradinaj do të zgjidhet kryeministër i Kosovës më votat e Listës Serbe, atëherë ai nuk do të jetë më kurrë më komandant e më pak kryeministër i shqiptarëve.

“Komandant nëse zgjedheni kryeministër i Kosovës me ndihmën e votave Serbe dhe varesh nga votat e listës Serbe dorë e zgjatur e Beogradit, nuk do jesh kurrë më në jetë tujën komandant i joni dhe as ma pak kryeministër i joni. Leni inatet nder veti e mos e sillni punën deri aty që ardhmëria e vendit tonë mu mvarë nga ata që na vranë, masakruan, na dhunuan, na djegën gjate tanë historisë të vonshme”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.