Trupat irakiane kanë konfiskuar rrënojat e xhamisë së madhe të Mosulit nga,  tha ushtria në një njoftim, duke deklaruar se mbretërimi i ekstremistëve tw ISIS-it  në vend ka mbaruar.

“Shteti i tyre fiktiv ka rënë,” tha zëdhënësi i ushtrisë gjenerali  Yahya Rasool për televizionin shtetëror të enjten, tre vjet pasi udhëheqësi i ISIS-it  Abu Bakr al-Baghdadi deklaroi krijimin e të ashtuquajturit kalifat nga i njëjti vend.

Flamuri i tyre i zi kishte fluturuar nga minarja al-Hadba që nga qershori 2014, kur ekstremistët arritën të kapnin një të tretën e Irakut, pasi u përhapën përgjatë kufirit nga Siria.

Vendi do të duhet të pastrohet nga eksplozivët, pasi ISIS ngre shpesh në zonat që është tërhequr kurthe të zhurmshme.

Ndërkohë që rreth 300 militantë ende po luftojnë për vdekje në Qytetit të Vjetër, autoritetet e Irakut presin që beteja tetë-mujore të përfundojë brenda ditëve të ardhshme.