Sportitalia raporton se Filippo Inzaghi e ka refuzuar rolin e trajnerit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Trajneri italian duket se nuk dëshiron ta marrë drejtimin e stolit të ekipit të futbollit shqiptar.

Më këtë hidhen poshtë spekulimet për një ardhje të mundshme të Filippo Inzaghit në kombëtaren kuqezi.

Megjithëse presidenti i Kombëtares së Shqipërisë, Armand Duka, e ka pasur të parapëlqyer italianin, raportohet se palët nuk ka është arritur asnjë marrëveshje.