Edhe Interi është futur në garë për transferimin e Julian Brandt

Interesimi i skuadrave të mëdha për yllin e ri të Bayer Leverkusenit po vazhdon të shtohet. Së fundi në garë për gjermanin ka hyrë edhe skuadra e Interit, raportojnë mediat gjermane.

Përveç Interit të interesuar që ta blejnë 21 vjeçarin janë edhe Liverpool, Real Madrid, Barcelona e Bayern Munich.

Por, sipas këtyre mediave favorit për ta transferuar Julian Brandt është kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, përcjell Express.

Reprezentuesi i Gjermanisë është pjesë e Leverkusenit që nga viti 2014. Ai me këtë ekip ka zhvilluar rreth 100 ndeshje dhe ka shënuat 18 gola.

Brandt ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2019. Vlera e talentit gjerman është rreth 20 milion euro. /