Klubi zikaltër ende nuk ka bërë asnjë blerje në afatin kalimtar veror.

Interi është duke punuar në heshtje dhe asnjë nga objektivat e klubit nuk po mund të konfirmohen nga mediat në Itali.

Megjithatë zikaltërit, kanë siguruar transferimin e parë për këtë verë dhe ai do të jetë mbrojtësi i Sampdorias, Milan Skriniar që shumë shpejt do të zyrtarizohet si futbollist i Interit.

Lajmin për transferimin e reprezentuesit sllovak tek Interi, e ka konfirmuar edhe presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero.

“Mund ta them lirisht se Skriniar do të transferohet tek Interi”, ka deklaruar Ferrero menjëherë pas një takimi me drejtuesit e klubit nga Milano.

Në shkëmbim për Skriniar, te Sampdoria do të shkojë Gianluca Caprari dhe një shifër parash të cilat ende nuk janë bërë të ditura nga asnjëri prej klubeve.