Inter do të paguajë deri në 60 milionë euro për dy të rinjtë, Pietro Pellegri dhe Eddy Salcedo Mora. Sulmuesi Pellegri luajti 74 minuta për Genoan sezonin e kaluar duke shënuar në ndeshjen e vetme në formacion ndaj Romës në sfidën e fundit të kampionatit.

Lojtari 190 cm i gjatë ka përfaqësuar U-15, U-16 dhe U-17 të Italisë. Ndërkohë, Mora bën 16 vjeç më 1 tetor dhe akoma nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Inter do të paguajë 15 milionë euro për Pellegri, me 15 milionë të tjera që janë në formë bonusi në varësi të paraqitjeve që do të bëjë lojtari.

Për Salcedo ata do të paguajnë 5 milionë euro, 25 milionë të tjera që do të jenë bonuse në varësi të karrierës së lojtarit. Si pjesë e marrëveshjes, Genoa pritet të nënshkruajë me të paktën një lojtar të Inter. Emrat më të përfolur janë Ranocchia, Miangue, Bianbiany dhe Puscas.