Rrjeti social Instagram ka aktivizuar një opsion të ri për përdoruesit e tij.

Duke nisur nga sot, përdoruesit do të mund të shpërndajnë përsëritjen e videove live në Instagram Stories për 24 orë.

Kjo mund të bëhet nëse klikoni në “Share” pasi të përfundoni videon e drejtpërdrejtë dhe më pas të vendosni për përsëritje.

Përdoruesit po ashtu në këtë hapësirë mund të fshijnë këtë video.

Ndjekësit mund të shohin edhe komentet dhe pëlqimet sikurse në transmetimin origjinal.

Që nga ofrimi i transmetimeve live në nëntor, miliona njerëz janë lidhur me miqtë në mënyrë të veçantë. 

Tani “Storiet” përdoren prej më shumë se 250 milionë njerëz.