Insigne thotë se Reali është klub që dëshiron të luajë çdo lojtarë, prandaj kjo gjë e ka joshur edhe Donnarumman.

Portieri i talentuar italian, Gigio Donnarumma, nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin dhe do të largohet nga “San Siro”. Nëse jo këtë verë, ai do të largohet në verën e vitit 2018 si lojtar i lirë, pasi ti skadon kontrata.

Real Madridi është duke insistuar për 18 vjeçarin, i cili duket se është joshur nga oferta e Los Blancos, një gjë të tillë e pranon edhe ylli i Napolit, Lorenzo Insigne.

Ai e pranon se është vështirë të refuzohet Reali, por ka këshilluar Donnarumman që të mos mendojë shumë për paratë.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë në Itali, nuk më pëlqen që të gjithë talentet tanë të dalin jashtë. Kam folur me të dhe e kam këshilluar që për të pasur një të ardhme të ndritur, nuk duhet të mendojë tani për paratë”, tha Insigne.

“Real Madridi është gjithmonë Real Madrid. Nëse të thërrasin dhe je vetëm 18 vjeçar, është e pamundur të mos ëndërrosh. Është klub që dëshiron të luajë çdo futbollistë”, shtoi Insigne