Pas incidentit të raportuar në Vorë dhe akuzave të LSI, ka reaguar ashpër Saimir Tahiri, kryetar i Partia Socialiste për Tiranën. Ai e quan Metën një qen që leh por nuk ha.

Deklarata e plotë e PS, Tiranë

Ju shpreh keqardhjen per tensionimin qe Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit ne Vore nga dje dhe sot ne vazhdim.

Ilir Meta ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e zones.

Jane te njejtet qe e kthyen Voren ne nje vendgrumbullim mercenaresh ordinere te Ilir Metes ne zgjedhjet e kaluara vendore.

Partia Socialiste Tirane u ben thirrje te gjithe qytetareve te Vores me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe te mbajne mire parasysh sot shprehjen e urte te popullit, “Qeni qe leh nuk te ha!”.

Mos bini pre e provokimeve qe organizon i deshperuari Ilir Meta dhe konsiderojini kercenimet e tij, shenja te c’ekuilibrimit te nje politikani qe nuk po kupton dot se si do jetoje pa pushtet!
Ruani qetesine!