Zoran Zaev ka obligim para qytetarëve t’i përmbushë premtimet për punë transparente dhe inkluzive, posaçërisht kur bëhet fjalë për çështje të cilat janë të interesit më të madh nacional, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Zoran Ilijoski nga VMRO-DPMNE.

Ai pyeti se në cilën gjuhë do të nënshkruhet marrëveshja me Bullgarinë dhe nëse Bullgaria do ta njohë gjuhën  dhe popullin maqedonas, nëse do të qëndrojë në marrëveshje se Maqedonia ka histori të veten autoktone,, nëse në marrëveshje do të ketë reciprocitet lidhur me obligimet e të dy palëve?

VMRO-DPMNE, siç theksoi, e përsëritë qëndrimin se është ndërtimin e marrëdhlnieve të mira fqinjësore, në bazë të respektit të ndërsjelltë dhe ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit të popullit dhe të Republikës së Maqedonisë.