Ilir Meta thyen heshtjen elektorale, mbledh dhe kërcënon drejtorët e bashkisë Berat. Reagon PS: Mos i kërcëno njerëzit nëpër telefona

Ilir Meta ka shkuar në Berat, ku mësohet se ka mbledhur drejtorët e LSI në zyrat e Bashkisë së Beratit dhe u ka kërkuar angazhim maksimal në zgjedhje me tone shumë të acaruara.
Një burim nga brenda mbledhjes, rrëfen se nuk e kishte parë asnjëherë në atë gjendje kreun e LSI që nuk ka hezituar t’i kërcënoje të gjithë të pranishmit me largim nga puna në rast se nuk japin rezultatin e dëshiruar prej tij.
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Socialishte. Ja se çfarë i thotë Metës.
Reagimi i PS
“O President! Eshtë heshtje elektorale sot O President! Ç’punë ke në zyrat e Bashkisë në Berat, Skrapar, Kuçovë me drejtorët e LSI O President! Pse i kërcënon njerëzit nëpër telefona O President! Qetësohu O President! Lëre rehat Beratin se është ditë pushimi sot O President! Qetësia dhe dashuria për njëri-tjetrin, e beratasve, skraparllinjve, kuçovarëve dhe tërë komuniteteve të këtij qarku, ka triumfuar tashmë mbi ankthet dhe ulërimat e dëshpërimit O President! Suksese ne jetë“.