Lëviza BESA ka shtruar iftare të pasura në Tetovë e Shkup duke “sajdisur” qindra aktivistë të saj me rastin e muajit të Ramazanit. Këto iftare janë mbajtur në restorantet luksoze, me një meny të pasur, infomon INA.

Por nuk kanë munguar edhe porositë politike, sidomos nga lideri i kësaj partie, Bilall Kasami, i cili ka folur për zhvillimet aktuale, punën e qeverisë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.