E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic dhe Diego Costas është në pikëpyetje, pasi të dyve iu ka përfunduar kontrata dhe janë lojtarë të lirë. Mirëpo sipas gazetës spanjolle “Sport”, të dy sulmuesit mund të bashkohen me Atletico Madrid në janar.

Costa është i gatshëm të qëndrojë në stol për gjashtë muaj, ndërsa Ibrahimovic do të jetë në rikuperim edhe për disa muaj.

Atletico Madrid nuk do të ketë mundësi të bëjë transferime gjatë merkatos së verës për shkak të një dënimi nga UEFA.