Pas shpërthimit të automjetit mbrëmë në Vlorë, pak metra larg vendit ku u ekzekutua me 4 plumba tropojani që jetonte në qytetin bregdetar vjen rrëfimi i pronarit të makinës.

Ai është Elton Ismaili, i cili tregon se i janë vrarë familjarë më parë dhe ngjarjet kanë mbetur pa autore. Viktima kanë mbetur vellai, motra, daja dhe ortaku i tij.

“Makina ishte e parkuar afër banesës së prinderve te mi”,­ thotë ai, teksa shton se ka shpëtuar për mrekulli.

Në vitin 1996 Ismailt i kanë vrarë vëllanë.

Në 2006 i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, në vitin 2007 i kanë vrarë motrën.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 22:58, në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP. Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.