Një vajzë e re nga Fieri ka kallëzuar se është mashtruar nga personi me të cilin mendonte se do të krijonte familje. 18-vjeçarja E.K., ka bërë denoncim këtë të mërkurë në komisariatin e policisë Fier, ndaj personit të cilin mendonte se do të martohej, njofton policia.

Ajo ka thënë se D.M., 30 vjeç, banues në Patos, nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar në Greqi dhe nëpërmjet dhunës ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Pas mbërritjes në shtetin fqinj, ai ka tentuar që ta nxjerrë në rrugë të renë, duke i thënë se në këtë mënyrë do përmirësohej jeta e tyre, ka thënë vajza në dëshminë e saj.

Por, e reja ka mundur të kthehet në Shqipëri, ku ka vënë nën akuzë partnerin e saj.

I dyshuari u shpall në kërkim, ndërkohë që lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme.