Aktorja 35-vje?are Tuba Buyukustun i dha fund divorcit me bashkëshortin Onur Saylak më 5 qershor, por telashet nuk duket se kanë mbaruar me kaq për të.
Emri i aktores filloi të lakohej e të mbahej mend me Umut Evirgen, një operator i “La Boom” dhe “Gizli Kals?n” në Stamboll, Emirgan. Këto spekulime u shkruan në shtypin e ditës gjatë javës së kaluar, madje çifti u pa së bashku për herë të parë në revistën “La Boom.” Megjithatë, shumë shpejt pas kësaj, gjërat u përzien keq.
Kur truprojat e Umut Evirgen e kuptuan situatën (Tuba dhe Evirgen së bashku në Emirgan), filluan të ndiqnin makinën ku ndodhej reporterja e Hurriyet, me emrin “Ismail Bayrak”. Në Baltaliman?, bodyguard-ët arritën të ndalonin automjetin të armatosur dhe konfiskuan kamerën e reporterit të Hurriyet. Më pas, ata i thanë gazetarit: “Shko në redaksinë e ‘La Boom’ pas një ore, merre atje kamerën” dhe u larguan.
Ismail Bayrak, të cilit nuk iu kthye kamera, pavarësisht përpjekjeve të tij, shkoi në zyrën e Sigurisë Publike (Sariyer Public Security) pas incidentit dhe ngriti një padi për Umut Evirgen dhe bodyguard-ët e tij.
Pasi nisi hetimi për incidentin e ndodhur, u vendos arrestimi i Umut Evirgen dhe dy truprojave të tij, Dogan Akbas dhe Ahmet Fatih Baltac?. Kështu, Umut Evirgen dhe dy truprojat e tij rrezikojnë nga 10 deri në 15 vjet burg.
Mediat turke kanë shkruar sot se është mbyllur padia për biznesmenin Umut Evirgen, i cili është arrestuar së bashku me truprojat e tij, madje për ta është dhënë masë dënimi me burg 15 vjet.
Po sipas mediave turke, aktorja e njohur Tuba Büyüküstün nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për incidentin, por ia ka lënë hetimin e tij organeve kompetente.
Shumë prej fansave të saj në rrjetet sociale kanë dhënë mbështetjen e tyre për Tuba-n duke mbrojtur idenë se ajo nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur. Ajo është gjendur në kohën e gabuar në vendin e gabuar.