Një grua, pushuese nga Kosova ka gjetur vdekjen pasi është futur në det. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kune të Lezhës, ku 44 vjeçarja, V.P., me banim në Prishtinë pasi ka hyrë në ujë ka humbur ndjenjat.

Menjëherë pasi është vënë re një gjë e tillë, gruaja është nxjerrë nga deti nga pushues të tjerë të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe më pas është dërguar me urgjencë për në spital.

Por edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga mjekët gjatë transportit me ambulancë, 44-vjeçarja ka humbur jetën gjatë rrugës duke mos mbërritur dot e gjallë në spital.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se gruaja ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.