Policia e Kosovën bën të ditur se një person ka humbur jetën pasi nga pakujdesia i njëjti kishte humbur kontrollin mbi traktorin.

Ngjarja sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Kryshevc në Skenderaj të premten në mesditë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin , nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi traktorin dhe rrokulliset.

Si pasojë i dyshuari pëson lëndime vdekjeprurëse, ndërsa një pasagjere femër K-Shqiptare pëson lëndim trupore dhe e njëjta dërgohet ne QKUK-Prishtine. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.

Global