Gjykata e Apelit në Hagë sot gjykoi se Holanda është “pjesërisht përgjegjëse” për vdekjen e rreth 300 boshnjakëve, të cilët ushtarë nga kontingjenti holandez i KB-së i kanë dëbuar nga baza paqeruajtësve të organizatës botërore në afërsi të Srebrenicë, pasi qyteti u mor nga forcat e serbët e Bosnjës në vitin 1995.
Me vendimin e këtillë konfirmohet aktvendimi i Gjykatës së Qarkut në Hagë prej para tre viteve, sipas të cilit, paqeruajtësit holandezë duhej t’i mbronin 300 boshnjakët e strehuar në bazë, e jo t’ua dorëzojnë forcave të serbëve të Bosnjës.
Sipas aktvendimit, paqeruajtësit holandezë “kanë mund të kuptojnë” se forcat e serbëve të Bosnjës do t’i vrasin meshkujt të cilët kanë kërkuar strehim në bazën në fshatin Potoçari, në qoftë se detyrohen ta braktisin.
Vendimi i këtillë gjyqësor paraqet përjashtim, nga arsye që pjesëtarët e forcave të KB-së posedojnë imunitet nga ndjekje ndëshkuese për procedurat e tyre.
Mediat holandeze vlerësojnë se ky rast është i vetmi sipas natyrës së saj, për shkak se shteti merr pjesë në misionin paqësor të KB-së është shpallur përgjegjëse për procedurat e saj.
Ankesën për të cilën sot vendoste Gjykata e Apelit në Hagë e dorëzoi organizata “Nënat e Srebrenicës”, e cila i përfaqëson interesat e femrave bashkëshortët dhe djemtë e të cilave ishin midis rreth tetë mijë burrave dhe djemve të vrarë nga ana e forcave të serbëve të Bosnjës gjatë masakrës në këtë qytet boshnjak në korrik të vitit 1995.
krahas këtij procesi gjyqësor, padi kundër Qeverisë së Holandës paralajmëruan edhe 206 paqeruajtës holandezë nga misioni i KB-së në BeH, të cilët do të kërkojnë pagesë të kompensimit për “pasojat e dëmshme që i pësojnë” lidhur me këtë rast.