Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj  Festën e Fitër Bajramit.

Sot, myslimanët në Maqedoni dhe në mbarë botën mblidhen për të festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe ripërtrirjes shpirërore. Kjo festë e solidaritetit sjell mundësi për të forcuar lidhjet mes komuniteteve, nga vetë fakti që quhet ndryshe edhe si festë e bashkimit e cila çdoherë rezulton në harmoni fetare dhe bashkëjetesë vëllazërore.

Për të shënuar këtë festë të shenjtë, përcjell urimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që festojnë. Uroj të mbretërojë shëndeti, solidariteti dhe toleranca në mesin tonë.

Mbizotëroftë mirësia dhe urtësia. Përgëzime!

Me respekt,

Hazbi Lika

Zëvendës kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë