Euro-komisari Johanes Han dhe kryeministri Zoran Zaev kanë përfunduar takimin e përbashkët në Qeveri. Pas takimit, dy bashkëbiseduesit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë.

Han ka deklaruar se ky është momenti vendimtar për të gjithë liderët politik dhe faktorët vendosës në vend që të punojnë së bashku për të çuar përpara dialogun politik dhe për të ecur përpara në rrugën e integrimeve evropiane. Ai ka thënë se sheh optimizëm në vend për reformat në vend dhe një një dinamikë të re, të drejtuar për përmirësimin e jetës për qytetarët.

“Mesazhi im për të gjithë është që të gjithë të koncentrohemi për të bërë detyrat që na takojnë. Unë e përshëndes gatishmërinë e Qeverisë për të punuar me opozitën për çështjet që kanë të bëjnë me BE-në. Vendi ku duhet të udhëhiqet ky debat dhe të arrihet konsensusi është Kuvendi. Shumë është me rëndësi të punohet në agjendën reformuese. Shumë herë është theksuar rëndësia e prioriteteve dhe reformave, por reformat duhet të zbatohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për të kënaqur apetitet e përfaqësuesve të BE-së”, ka thënë Han.

Kryeministri Zaev ka falenderuar komisarin Han dhe zyrtarët evropianë për angazhimin e tyre për të ndihmuar proceset vendimtare rreth integrimeve evropiane. I pyetur për çështjen e kontestit për emrit me Greqinë, Zaev ka thënë se presin nga vendi fqinj që t’ia hapë rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian