Komisari Johanes Han ka arritur në Qeveri ku ka nisur takimin kokë më kokë më kryeministrin Zoran Zaev. Pas kësaj, do të ketë takime ndërmjet delegacioneve të të dyja palëve. Në këto takime do të marrin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar, përfshirë Radmilla Sheqerinskën, Nikolla Dimitrovin e Bujar Osmanin.
Më vonë pritet të mbahet një seancë e Qeverisë ku do të marrin pjesë edhe Han dhe anëtarët tjerë të delegacionit evropian. Komisari Han pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare. Në BDI do të ketë takime në orën 16:15, te Lëvizja BESA në orën 17:35, në PDSH në orën 17:10 dhe në LR PDSH në orën 18:20.
https://www.youtube.com/watch?v=zdLEMp0AxM8&feature=youtu.be