Komuna e Prishtinës ka pasur një ditë të ngjeshur sot. Që nga orët e para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata për të kryer shërbime të ndryshme komunale

Ky fluks i madh njerëzish bëri që situata të dal jashtë kontrollit për shkak të keqpërdorimeve nga ana e disa përgjegjësve të sigurimit.

Më shumë se dy orë ishte koha e pritjes në radhë të qytetarëve për kryerjen e një shërbimi në komunë. Por, siç jemi mësuar në vendin tonë, rastësisë situata që mos të respektohet pritja në radhë.

Fajet për këtë i kishin edhe zyrtarët e sigurimit të cilët janë kritikuar vazhdimisht nga qytetarët se janë manipuluar për pak para për t’i futur në radhë qytetarët që prisnin pak minuta duke shkelur radhën e atyre që prisnin me orë.

Madje akuzat ishin se disa pjestarë të sigurimit janë paguar ma para duke iu dhënë bileta të gatshme për radhë qytetarëve “kapadai” që nuk prisnin në radhë duke u futur menjëherë në radhë për të kryer shërbime.

Me tona të larta dhe fërkime verbale, u desht ndërhyrja e dy policëve për të qetësuar situatën. Indeksonline merr vesh se kompania “Alfa” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rendit dhe sigurisë në Komunën e Prishtinës.

Shqetësues ishte fakti edhe i kryerjes së shërbimeve në mënyrë tejet të ngadaltë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vazhdimisht ishte mburrur me punën efektive dhe të shpejt të administratës në në kryeqytet.