Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, të hënën do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsëris përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtar i Unionit. Nga Komisioni Europian kanë informuar se Han gjatë vizitës në Shkup do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend.

Në deklaratën e dhënë para ardhjes së tij në Maqedoni, Han theksoi se e viziton Maqedoninë që të nxisë zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, me qëllim që ky vend të kthehet në rrugën e integrimit evropian.

“Me përkrahjen në kontinuitet  të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve të administruara mirë dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së bashku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejtintegrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për  stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës”, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni.