Partia Socialiste dhe partia e njohur me emrin PODEM, deri tani aleate të VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit gati për të prishur koalicionin disavjeçar, informon INA.
Këto sinjale janë dhënë në mbledhjen e Këshillit Komunal të Manastirit, kur këshilltarët e këtyre dy partive kanë votuar kundër këshilltarëve të VMRO-së. Këshilltarët aleat të Gruevskit kanë votuar të përmbajtur lidhur me një propozim të LSDM së Zoran Zaevit, përmes të cilit do ti dorëzohet kërkesë në Qeveri që çdo vit të ndajë nga 2 milionë euro për projekte infrastrukturore në Manastir. Por këshilltarët e PS dhe PODEM kanë votuar ndryshe nga VMRO-DPMNE.