Lideri i opozitës maqedonase, Nikolla Gruevski i cili po merr pjesë në samitin e Partive Popullore në Bruksel, akuzoi qeverinë e re e po bënë presion ndaj mediave dhe theksoi rrezikun për partizimin e gjyqësorëve.
Gruevski tha se në takim me Mogerinin dhe fjalimin e tij ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në BE.
“Tregova për ndjeshmërinë e presionit dhe kërcënimet ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve. Kemi një ndër situatat më të vështira deri tani në historinë e Maqedonisë, ku po ngulfatet hapësira mediale. Mediat detyrohen të raportojnë vetëm për promovim dhe aspak kritik për Qeverinë e re, ajo nuk është e mirë për demokracinë. Fola edhe për rreziqet për partizimin e gjyqësorit”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.