Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili po merr pjesë në samitin e Partive Popullore në Bruksel akuzoi Qeverinë e re për presion ndaj mediave dhe rrezikun për partizimin e gjyqësorit. Gruevski tha se në takim me Mogerinin dhe fjalimin e tij ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në BE.

Tregova për ndjeshmërinë e presionit dhe kërcënimet ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve. Kemi një ndër situatat më të vështira deri tani në historinë e Maqedonisë ku po ngulfatet hapësira mediale. Mediat detyrohen të raportojnë vetëm për promovim dhe aspak kritik për Qeverinë e re, ajo nuk është e mirë për demokracinë. Fola edhe për rreziqet për partizimin e gjyqësorit- deklaroi  Nikolla Gruevski, kryetar i VRO DPMNE-së.