VMRO-DPMNE-ja është sulmuar si asnjëherë më parë në Maqedoni. Qëllimi është që të thyhet VMRO-ja që të dobësohet Maqedonia, por nuk do të kenë sukses, tha në konferencën e sotme për shtyp lideri i partisë, Nikolla Gruevski.

“Si asnjëherë më parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, por jo edhe të tërë Evropës, nuk ka ndodhur një ndjekje e tillë klasike politike të kundërshtarëve politik. Qindra persona të cilët janë pjesë e organeve ose mbështetës të VMRO-DPMNE-së ndiqen me qëllim që partia të shkatërrohet ose të heshtë”, theksoi Gruevski.

Ai mendon se Prokuroria Speciale Publike është instrument për ndjekje politike dhe prandaj të gjitha proceset janë kundër kësaj partie.

“Nuk ekziston asnjë shembull historik për diçka të tillë. Atë që e kemi folur, ajo edhe ka ndodhur. Bëhet fjalë për proces politik, e jo ligjor. PSP-ja moti e ka humbur paanshmërinë dhe kredibiliettin në punën e tij dhe u bë instrument për ndjekje politike. PSP nuk është prokurori, PSP është zyra e LSDM-së. Treguesi më i madh se është proces politik i cili ka qëllim politik është ajo që bart vendime pa kurrfarë dëshmi ligjore. Procesi është politik, e jo ligjor. Procesi i tillë politik duhet të përfundojë me politikë, e jo qëllim ligjor. Caku është VMRO-ja, qëllimi është thyerja e VMRO-së, eliminimi politik dhe vendosja nën kontroll për qëllime më të mëdha të cilat janë të nevojshme për atë i cili e krijuar tërë këtë proces”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Porositi se nuk do të arrijnë t’i thyejnë. “Ne qëndrojmë në bedenin e shtetit. Në këtë proces si në asnjë vend tjetër, janë sulmuar dhe akuzuar edhe gjykatës për shkak të vendimit të lirë gjyqësor, si dhe anëtarë të KSHZ-së, në vendimet e të cilëve ka pasur mundësi për ankesa, si dhe për gazetarë sepse në mënyrë kritike i kanë vërejtur”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, mëkati i tyre ishte ai që 11 vite ishte në bedenin e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë, që rezistuan në shumë presione dhe kërcënime lidhur me emrin e shtetit, emrin e kombit dhe gjuhës, me identitetin e popullit të Maqedonisë.

Gruevski pyeti si është e mundur PSP-ja nuk ka pasur kohë për rastin “Talir” kur kanë pasur të paktën 18 muaj dhe çka kanë bërë për atë kohë. Sipas tij, ato janë zhvilluar nga urrejtja, zemërimi dhe obligimet ndaj urdhërdhënësve.

Lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se prej sot nuk do të lëshojnë pe në veprimin e tyre dhe porositi se tani është koha që historia të vlerësojë dhe të gjykohet pse janë frikësuar ata vetëm nga gjykata e historisë, ndërsa nga PSP-ja e cila do të ishte pjesë e historisë do të turpëroheshin të gjithë të cilët e kanë dashur Maqedoninë.

Gruevksi i porositi LSDM-së, të cilët, siç tha, për momentin janë të mbushur me urrejtje, se shpejtë do të vijë dita kur do të kuptojnë se rrethi po sillet dhe shumë lehtë nga pjesa e lartë e rrethit mund të vijnë në pjesën e poshtme. Sipas tij, udhëheqësia e LSDM-së ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me disa nga prokurorët e PSP-së dhe i kanë koordinuar së bashku të gjitha aktivitete e tyre.

“Do të thotë, Zaevi nuk është kriminel, as rrugaçët e LSDM-së nuk janë kriminelë. Ata në mënyrë më të ashpër tentojnë të përshtatin një garniturë të plotë prej rreth njëqind personave nga partia jonë. Kjo është politikë klasike dhe konstruksion antimaqedonas. Ardhmëria do ta dëshmojë këtë, siç do të dëshmohet edhe përgjegjësia historike të cilën e bartin të gjithë këta persona të cilët tani paraqiten në valën e euforisë duke menduar se koha ka filluar dhe përfundon me ta dhe se përjetësisht do t’ju zgjasë kjo kënaqësi e pakët”.