Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sot e përfundoi vizitën e punës treditore në Bruksel, ku së bashku me delegacionin e lartë partiak përfundoi me takime me përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe Partisë Popullore Evropiane (EPP), anëtare shoqëruese të së cilës janë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Gruevski sot u takua me Tomi huhtanen, drejtor i Qendrës për studime evropiane “Vilfred Martens”, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të EPP-së, Antonio Lopez-Isturiz, parti e cila është më e numërt sipas deputetëve në Parlamentin Evropian.

Sipas delegacionit të VMRO-DPMNE-së, qëndrimi në bruksel ka qenë mundësi e mirë për promovim të pozicioneve dhe qëndrimeve për çështjet kyçe për Republikën e maqedonisë dhe se vizita ka treguar se partia është aktive në kuadër të partive motra për mbrojtje të interesave të Maqedonisë.

Gruevski gjatë vizitës së tij treditore në kryeqytetin evropian u takua me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini, me një numër të madh të eurodeputetëve, ndërsa mori pjesë edhe në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, Viktor Orban (kryeministër i Hungarisë, leo Varadkar (Irlandë), Zhan-Klod Junker dhe Johanes Han (Komisioni Evropian) dhe një numër të madh të liderëve të tjerë të vendeve të BE-së nga tabori demo-krishter, kanë kanë këmbyer mendime për ndodhitë aktuale në Evropë.

Në kuadër të gjithë vizitës së tij në Bruksel dhe takimet me bashkëbiseduesit, ish-kryeministri i Maqedonisë deklaroi se ka theksuar dy tema kyçe: presionet ndaj sferës mediale në Maqedoni dhe ndaj gjyqësisë, si dhe problemin me emigrantët i cili e preokupon edhe shtetin e Maqedonisë, por në pjesën më të madhe edhe evtë Evropën.