Lideri i VMRO-DPMNE ka dalë në konferencë shtypi për të sqaruar rreth aludimeve për kërkesën për paraburgimin e tij dhe të shumë funksionarve të kësaj partie politike, nga ana e Prokurorisë Speciale (PSP).
“OBRM-ja është sulmuar si asnjëherë më parë, diçka që nuk ka ndodhur një ndjekje e këtillë e kundërshtarëve politik. Ata përndiqet për t’u shkatërruar partia OBRM-PDUKM, diçka që nuk ka ndodhur në histori. Bëhet fjalë për proces politik e jo juridik.
PSP-ja është bërë instrumet i ndjekejs politike, është zyrë e LSDM-së, e ka humbur besueshmërinë. PSP-ja sjell vendime pa ndonjë dëshmi juridike. Ky proces duhet të përfundojë me fund politik e jo juriridik, që është eliminimi politik dhe thyerja e OBRM-PDUKM-së.
“Unë i porosisë se nuk mund të na thyejnë, ne mbetemi mburoja e shtetit. Mëkati jonë ishte se 11 vite mbrojtëm interesin e shtetit”, tha Gruevski.
“Konstruktivitet në veprimin tonë mbaron sot. PSP do të jetë pjesë e historisë, nga e cila do të turpërohen një ditë të gjithë ata që e duan këtë shtet. Udhëheqësia e LSDM-së në vazhdimësi ka qenë në kontakt me disa nga prokurorët. Ata tërë kohën tentojnë të vejnë në kurth njëqind persona nga partia jonë”, tha mes tjerash Gruevski./TetovaSot/
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/RSEMK/videos/10155060175308725/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]